Sali Berisha foltore me shqiptarët në Londër: Rama ka bllokuar ndryshimet ligjore për të votuar emigrantët!

Politikë | 4 vite më parë

Lideri i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar ndryshimet ligjore për emigrantët shqiptarë për të pamundësuar votimin e tyre.

Gjatë një videkonference me qytetarët shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në Britnaninë e Madhe, zoti Berisha deklaroi se opozita do të nisë betejën që të bëjë të mundur këtë proces.

Ai denoncoi vjedhjet e bëra nga qeveria Rama gjatë këtyre viteve, politikat e ndjekura prej tij, që sipas zotit Berisha kanë çuar në largimin e qytetarëve nga vendi si dhe kthimin e Shqipërisë në një shtet mafioz.

Por në fjalën e zotit Berisha ranë në sy akuzat ndaj përfaqësuesve të rëndësishëm diplomatikë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, dy vende që e kanë shpallur ish kryeministrin shqiptar si ” të padëshiruar”.

Zoti Berisha akuzoi ambasdorin britanik në Tiranë se Alstair King Smith se ka mashtruar qeverinë e tij, duke ndjekur një veprimtari të ngjashme me atë ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal. 

Zoti Berisha paralajmëroi publikimi e provave për trillimet që ambasadori britanik ka bërë shpalljen e tij “non grata”, si dhe denoncoi praktikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama për të dëmtuar opozitën shqiptare.

Kreu i Rithemelimit u shpreh se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka tentuar që të bind amabasadorët e vendeve të BE-së që të dalin kundër tij, por sipas tij është përballur me refuzimin e tyre.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme