Sali Berisha thirrje për protestë më 12 mars: Kryengritja e radhës për të ardhmen evropiane të vendit

Politikë | 8 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më datë 12, duke e cilësuar atë si “kryengritjen e radhës” kundër qeverisë.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha u shpreh se beteja është për ndërgjegjen e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të vendit.

“U bëj thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, kjo është betejë për ndërgjegjen e njeriut. Nuk ka ndodhur kurrë. Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes të bëjë një ligj të tillë, të shkelë çdo normë”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi kryeministrin se po e largon vendin nga rruga evropiane. “Tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Thotë se nuk na duhet Brukseli, por na duhet Beogradi. Rikthehet në skenarë haptas antishqiptarë”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një vend të rrezikshëm për të ardhmen e kombit për shkak të mënyrës së ushtrimit të pushtetit. “Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky. Ndaj dhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe unë kam besim se do t’i përgjigjemi”, theksoi Berisha.

Në fund, ai ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e paralajmëruar për t’I dhënë sipas tij, përgjigjen e merituar qeverisë “Rama”.

“Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në të katër anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve evropiane të popullit shqiptar, ëndrrës evropiane për të zënë vendin e merituar në BE”, përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme