Salla: Arsimi profesional bujqësor, lidhje e drejtpërdrejtë me prodhimin dhe biznesin

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi shkollën profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem, ku tradita mbi 100-vjeçare e arsimit bujqësor po ndërthuret me mësimin praktik, teknologjitë e reja dhe bashkëpunimin me biznesin.
Salla theksoi se në këtë shkollë nxënësit mësojnë përmes praktikës, duke u përfshirë në procese konkrete të prodhimit, nga kultivimi hidroponik dhe modelet e serave vertikale, deri te përpunimi i produkteve bujqësore.
Në ambientet e shkollës prodhohen edhe produkte si vaji i ullirit dhe reçeli i trëndafilit, duke krijuar një model ku njohuritë e fituara në klasë shndërrohen në aftësi praktike dhe produkte konkrete.
Salla bëri të ditur gjithashtu se, në bashkëpunim me shkollën, bizneset partnere dhe fermerët e zonës, do të punohet për krijimin e një shoqërie të bashkëpunimit bujqësor, me synim zgjerimin e këtij modeli dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillimin dhe tregtimin e produkteve lokale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




