Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ 6 dhjetori pushim zyrtar për administratën dhe shkollat në Tiranë

Data 6 dhjetor, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë pushim zyrtar për administratën dhe shkollat në kryeqytet. Në kuadër të samitit të 6 dhjetorit, sipas burimeve bëhet me dije se disa prej akseve kryesore do të jenë të bllokuara, ndërsa efektivët e policisë do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.
Por ndonëse Tirana pret të martën liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, grupi i Rithemelimit do të mbajë protestën e thirrur ditë më parë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të vlerave europiane.
Berisha e ka cilësuar nul vendimin e Bashkisë së Tiranës për refuzimin e kërkesës për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor, me argumentin se është ajo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë ku do të zhvillohet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




