Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat.
Samiti ka në fokus temën “Prosperiteti dhe Stabiliteti i Përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, duke mbledhur liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në takim marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, si dhe Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Në qendër të agjendës janë çështjet e zgjerimit të Bashkimit Evropian, zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.
Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas takimit të fundit në Bruksel dhe rikonfirmon partneritetin strategjik mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e unionit për procesin e zgjerimit.
Gjatë diskutimeve, liderët pritet të fokusohen në ecurinë e negociatave të anëtarësimit, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme për përafrimin me standardet e BE-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




