Samiti BE-SHBA mbahet më 15 qershor

Botë | 5 vite më parë

Samiti midis Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-së do të mbahet në Bruksel më 15 qershor, njoftoi Shërbimi i Jashtëm Evropian i Veprimit (EEAS).

Një deklaratë e përbashkët me Departamentin amerikan të Shtetit u lëshua pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të EEAS, Stefano Sannino, dhe zv/sekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

Sannino dhe Sharman e quajtën samitin e ardhshëm “si një hap të rëndësishëm në partneritetin e rigjallëruar transatlantik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të presin Presidentin e SHBA-së Joe Biden në Bruksel.

Biden do të marrë pjesë në një samit të udhëheqësve të NATO-s në Bruksel një ditë më parë.

Udhëheqësit pritet të zhvillojnë bisedime mbi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe ndryshimit të klimës, tregtisë dhe politikave rregullatore, si dhe çështje të ndryshme të politikës së jashtme./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme