Samiti i Klimës/ Guterres: E domosdoshme të veprojmë shpejt dhe tani!

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë një paralajmërim të ashpër në Cop27, ku tha se të gjitha palët duhet të ngrihen dhe të ndërmarrin veprime për t’u përballur me sfidën më të madhe të njerëzimit, ndryshimet klimatike.  

Cop27 do të përfundojë brenda 24 orësh dhe palët mbeten të ndara për shumë çështje relevante. Ka qartë një shkelje të besimit midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim.

“Është e nevojshme të veprohet shpejt. Ora klimatike po troket dhe besimi është konsumuar. Ne kemi një shans për të bërë një ndryshim, këtu dhe tani. Unë kërkoj të veprojmë tani dhe shpejt”, tha Guterres.

Ende nuk ka marrëveshje për “humbjet dhe dëmet”, teksa draft dokumenti përfundimtar i COP27 “njeh urgjencën në rritje të adresimit të humbjeve dhe dëmeve të ngrohjes globale”, por ende lë bosh se si të financohet lehtësimi nga humbjet dhe dëmet. Prandaj, nuk ka asnjë marrëveshje midis shteteve për çështjen më të mprehtë të COP dhe, draft dokumenti përfundimtar “vëren me shqetësim të madh” se, me angazhimet aktuale të shteteve për dekarbonizim, emetimet deri në vitin 2030 vlerësohen në 0.3% në më pak se në 2019./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme