Samiti i NATO, Rutte: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore

Europë | 1 vit më parë

Në prag të samitit të NATO-s, kreu i Aleancës, Mark Rutte, theksoi se pozicioni i përbashkët i vendeve anëtare është i qartë: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore.

“Aleatët i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore (NPT),” u shpreh Rutte.

Duke folur për sfidat aktuale në rendin global, Rutte tha se kërcënimi më i rëndësishëm për NATO-n mbetet Rusia. Ai nënvizoi gjithashtu se NATO po përgatitet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes. Një plan i ri investimi, në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve anëtare, do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë kolektive.

“Ndërsa udhëheqësit po mblidhen për samitin, fokusi ynë është i qartë: të sigurojmë që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi,” shtoi ai.

Samiti i NATO-s pritet të fokusohet në forcimin e mbrojtje, ndihmën për Ukrainën si dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme