Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte 

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në nisje të ditës së dytë të punimeve të Samitit të Aleancës.

Rama ishte i shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në kuadër të samitit, kryeministri shqiptar zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë, sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe kontributi i Shqipërisë në NATO.

Në fokus të samitit janë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, forcimi i kapaciteteve të industrisë ushtarake, rritja e përgjegjësisë së vendeve evropiane për sigurinë e kontinentit, si dhe drejtimi i ardhshëm strategjik i Aleancës. Gjithashtu, liderët e vendeve anëtare po diskutojnë zhvillimet e fundit në Iran, marrëdhëniet transatlantike, praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe udhërrëfyesin e ri të NATO-s për vitet në vijim.

Samiti i NATO-s, i organizuar për herë të parë nga Turqia pas 22 vitesh, liderët e 32 vendeve anëtare po zhvillojnë seancën kryesore të punimeve, ku pritet të merren vendime me rëndësi për forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e investimeve ushtarake dhe përballimin e sfidave të reja të sigurisë globale.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme