Samiti i OSBE, disa delegacione bojkotojnë fjalimin e ministrit rus Lavrov

Rajon | 3 vite më parë

Disa delegacione kanë bojkotuar sot Samitin e OSBE që mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase, mësohet se bojkoti është bërë pasi në sallë nisi të fliste ministri i Jashtëm Rus, Sergey Lavrov.

Gjatë fjalës së tij, Lavrov u shpreh: Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme