Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takon Zv/Presidenten e SHBA-së

Politikë | 2 vite më parë

Ministria e Shtetit, Elisa Spiropali, takoi në Zvicër, gjatë punimeve të Samitit të Paqes për Ukrainën, Zv/ Presidenten amerikane, Kamala Harris.

Ministria Elisa Spiropali si pjesë e delegacionit shqiptar, bashkë me Presidentin Bajram Begaj, iu bashkuan rreth 90 liderëve botëror në Samitin e Paqes, i cili synon koordinimin e përpjekjeve për gjetjen e mënyrave për t’i dhënë fund luftës  rreth 30 mujore në Ukrainë.

Samitit të Paqes iu bashkuan liderët kryesorë botëror; kryeministri kanadez Trudo, Presidenti i Francës Macron, Kryeministri Britanik, Sunak, Kryeministria Italiane, Meloni, Presidentja e Komisionit Evriopian Von der Leyen, por edhe presidenti i Ukrainës, Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme