Samiti Trump-Putin në Alaskë, a po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

Europë | 1 vit më parë

Takimi i ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Alaskë ka ngjallur shqetësime të thella në Ukrainë dhe në mbarë botën. Vendndodhja, një territor që Rusia ia shiti SHBA-së 158 vjet më parë, shihet si një simbolikë e rëndë nga analistët e CNN-it. Sipas tyre, kushtet e samitit e favorizojnë aq shumë Moskën, sa është e vështirë të pritet një marrëveshje që nuk dëmton rëndë interesat e Ukrainës.

Propozimi i Putinit, i cili iu paraqit të dërguarit të Trumpit, Steve Witkoff, parashikon që Ukraina të lëshojë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, pjesa më e madhe e të cilit tashmë është nën pushtim rus, si dhe gadishullin e Krimesë, të aneksuar ilegalisht në 2014-ën.

Donbasi, zemra e konfliktit

Donbasi, një rajon i gjerë industrial në Ukrainën lindore, ka qenë në qendër të konfliktit që nga viti 2014. Atëherë, rebelët e mbështetur nga Rusia pushtuan ndërtesa qeveritare në të gjithë rajonin, duke lënë pjesë të Luhanskut dhe Donetskut në duart e separatistëve. Pak para pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022, Putini njohu zyrtarisht të ashtuquajturat “Republikat Popullore” të Donetskut dhe Luhanskut, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e çdo lëshimi territorial. Ai ka deklaruar se vendi i tij “nuk do t’i japë tokë pushtuesit”, duke e bërë të qartë se pozicioni i Kievit mbetet i palëkundur ndaj sovranitetit territorial. CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme