Saranda këtë fillim shtatori, pikë qendrore për ata që kërkojnë qetësi dhe ata që duan aventurë

E diela e parë e shtatorit i ka gjetur sërish plazhet e Sarandës të populluara. Temperaturat e larta këtë fillim vjeshte kanë bërë që shumë vizitorë vendas dhe të huaj t‘i drejtohen bregdetit jonian që ju ofron plazhe të bukura, ujë të kristaltë dhe një klimë të ngrohtë.
Me atraksionet e saj të shumta, jetën e gjallë mbrëmjeve dhe gastronominë e larmishme, Saranda është bërë një pikë qendrore për ata që kërkojnë relaks dhe aventurë në të njëjtën kohë.
Vizitorët e fundit të sezonit gjejnë në Sarandë mundësinë për të shijuar verën deri në fund, duke përfituar nga oferta të veçanta dhe ambienti mikpritës që qyteti ofron.
Gazetare: E.Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




