Saranda mbyll vitin me “Art Memorie” – 65 vepra, 13 vite kujtesë krijuese në një ekspozitë

Kulturë | 11 muaj më parë

Teksa Saranda pasuron dekorin e festave të këtij fund viti,  ndryshe po performon edhe Galeria e Artit, që, atje, buzë shëtitores, mbetet një stacion i dashur gjatë tërë vitit. Baneri i vendosur në mjedisin e jashtëm, ku shkruhet “Art Memorie” Koleksion, është si një ftesë për të vizituar këtë ekspozitë të re.

Ndërsa pasi je bërë vizitor i saj, del me ndjesinë se ke marrë kartolinën më artistike të fund vitit. Për piktorin dhe drejtorin e saj Lefter Çeko, 65 punimet e përzgjedhura, bëjnë ekspozitën e memories që nuk  harron dhe që ka vend për brezat e piktorëve të çdo kohe.

“Këtë radhë është ekspozitë e memories së vlerave që kanë grumbulluar galeria jonë ndër vite. Që nga viti 2012 deri më sot”, u shpreh Çeko.

Çeko thotë se kjo ekspozitë ka edhe të veçantën tjetër, se vjen pas kalimit të një momenti të vështirë që Galeria kaloi, me vërshimin e ujit  të shirave të rrëmbyeshëm të nëntorit.

“Me shpejtësi i kemi kaluar ato vërshime të ujit brenda në galeri dhe vizitorët ishin të pranishëm sikur të mos kishte ndodhur gjë”, tha ai.

Në ekspozitën koleksion mbyllës së vitit 2025 dhe pragut të një viti të ri, është bërë kujdes që të vijnë punë të frymëzuara nga jeta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme