Sejko: Objektivi kryesor i BSH është që të ruaj stabilitetin e çmimeve!

Banka e Shqipërisë po merr masa për të përballuar rritjen e çmimeve në vend. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një konference për mediat, tha se :“Objektivi kryesor i BSH është që të ruaj stabilitetin e çmimeve. Instrumenti kryesor që përdoret është norma bazë e interesit. Ajo aplikohet mbi monedhën kombëtare. Kërkohen 2-3 mujor që të reflektohet te niveloi i çmimeve. Kemi dhe elementët e tjerë mikro dhe marro që aplikohen mbi sistemin financiar dhe bankar, por dhe për likuiditetin” tha zoti Sejko.
Ai bëri të ditur se norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 1% për të ruajtur stabilitet e çmimeve, që do vijojnë të larta deri në 2023.
Guvernatori tha se BSH do të vazhdojë të punojë. “Ne kemi pasur rritje të konsumit të investimeve dhe rritje të kreditimit në monedhën kombëtare. Ndaj ne kemi lançuar planin e monedhës kombëtare. Instrumentet e tjera që përmenda do të jenë në funksion të stabilitetit të çmimeve. Çdo krizë ka specifikat e saj. Do shohim tregjet. Këto janë goditje të ofertës që vijnë nga tregjet ndërkombëtare” tha zoti Sejko
Sejko u ndal edhe te kursi i këmbimit në vend dhe sjelljet e tij të çuditshme ku shpesh herë është zhvleftësuar monedha vendase.
“Sjellja e kursit të këmbimit në këtë moment shfaqi të njëjtën sjellje kur nisi kriza e pandemisë. Para dy vitesh, sapo filloi goditja nga kriza e pandemisë, patëm zhvlerësim të monedhës kombëtare. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë radhë. Para disa javësh, kursi i këmbimit pati zhvlerësim. Duke qenë një regjim i lirë i kursit, ne ndërhyjmë në rastet kur përcaktohet në rregullore. Kur kursi ka sjellje të çuditshme. Konkretisht ishim në këtë situatë. Por nuk përfaqësonte një situatë reale, ndaj edhe BSH ndërhyri dhe kursi u stabilizua pas ndërhyrjes së BSH. Dhe kjo vërtetoi se sjellja e kursit ishte si pasojë e sjelljes psikologjike” spjegoi Guvernatori i BSh Gent Sejko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




