Selam Manolaj kultivon lajthi që prej vitit 2000: Të sigurohet një treg

Sociale | 2 vite më parë

Kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore dhe si dhe rëndësia për plotësimin e nevojave për produkte vendase ka bërë që fermerët e fshatit Valare të rrisin sipërfaqet e tokave të mbjella me lajthi.

Një ndër ta është edhe Selam Manolaj i cili sëbashku me pjesëtarët e tjerë të familjes ka mbjellë 300 rrënjë më lajthi.

Manolaj shprehet se pasioni që ka për tokën e ka shtyrë atë që përveç kulturës së lajthisë t’i përkushtohet mbjelljes së kulturave të ndryshme bujqësore.

Nga eksperienca e viteve të kaluar, Manolaj thekson se ai sëbashku me fermerët e tjerë të fshatit Valare janë përballur me problemin e sigurimit të tregut.

“Vjen tregtari që nga veriu dhe i vendosin çmim. Më mirë e hedh poshtë sepse nuk del fitimi. Duhet të sigurohet një treg për lajthinë”, tha ai.

Selam Manolaj thotë se brenda këtyre dy javëve pritet që fruti i lajthisë të piqet plotësisht dhe më pas bëhet edhe vjelja e tij.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme