Senatori Graham: S’ka asnjë mënyrë që Izraeli të negociojë me Hamasin për t’i dhënë fund luftës

Senatori republikan Lindsey Graham thekson se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të negociojë dot me Hamasin për t’i dhënë fund luftës në Gazë në mënyrën e duhur.
“Mendoj se Presidenti Trump ka besuar, dhe sigurisht që kam besuar se nuk ka asnjë mënyrë që Izraeli nuk do të negociojë dot fundin e kësaj lufte me Hamasin”, u shpreh senatori Lindsey Graham në një intervistë në NBC Neës.
“Ata do të bëjnë në Gazë atë që bëmë në Tokio dhe Berlin, të zënë vendin me forcë dhe të fillojnë përsëri, duke paraqitur një të ardhme më të mirë për palestinezët, me shpresë se arabët marrin përsipër Bregun Perëndimor dhe Gazën, ” tha Graham.
Ai gjithashtu pohon se mund të ketë disa anëtarë të Hamasit që “do të pranonin një armëpushim të sigurt nëse lëshojnë pengjet, ” duke sugjeruar që Izraeli duhet të bëjë një ofertë të tillë.
Në fillim të këtij viti, Trump bëri një deklaratë befasuese që SHBA do të merrte përsipër Rripin e Gazës, do të zhvendoste popullsinë e saj dhe do ta shndërronte zonën në një vend të lakmuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




