Senatorja Elizabeth Warren: Harris nuk mund të blihet, do përballet me korporatat që po shtrydhin familjet amerikane

Botë | 2 vite më parë

Senatorja Elizabeth Warren e Massachusetts, një ish-rivale e Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2020, deklaroi gjatë fjalimit të saj në Konventën Kombëtare Demokratike, se zv.presidentja do të “marrë përballë ekstremistët e krahut të djathtë”.

Warren u shpreh se Kamala Harris nuk mund të blihet, ndërsa rikujtoi kohën kur ajo punonte si prokurore.

“Ajo do të përballet me korporatat gjigante që po shtrydhin familjet amerikane. E dini çfarë më pëlqen tek Kamala Harris? Kamala Harris nuk mund të blihet dhe ajo nuk mund të drejtohet. Kamala po mbronte familjet si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe Donald po mashtronte studentët në Universitetin Trump dhe po përpiqej të fitonte para nga njerëzit që humbisnin shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Harris “u ngrit, luftoi bankat gjigante dhe dha miliarda dollarë ndihmë për familjet. Dhe ky është ndryshimi midis një krimineli dhe një prokurori”, tha Warren.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme