Serena Williams në gjysmëfinalet e US Open

Sporte të tjera | 6 vite më parë

enistja amerikane Serena Williams ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e US Open, pas fitores 2-1 (4-6, 6-3, 6-2) ndaj bullgares Tsvetana Pironkova. Një fitore e vështirë e motrës së vogël Williams, që humbi setin e parë. Gjithsesi, Serena tregoi gjithë potencialin e saj në dy setet e tjera, duke përmbysur shifrat dhe fituar.

Përballë Serena Williams në gjysmëfinale do të jetë tenistja bjelloruse Victoria Azarenka. Ajo mposhti në çerekfinale belgen Elise Mertens 2-0 (6-1, 6-0). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Azarenka, që humbi vetëm një “game”, duke patur epërsi në fushë.

Nuk ka surpriza te meshkujt, me tenistët pretendentë që avancojnë në gjysmëfinale. I pari është austriaku Dominic Thiem, numri 3 në botë, që mundi 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) australianin Alex de Minaur. Përballë Thiem në gjysmëfinale do të jetë rusi Daniil Medvedev, që mposhti 3-0 (7-6, 6-3, 7-6) patriotin e tij Andrey Rublev në çerekfinale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme