Sergio Ramos dhe përjashtimi nga Kupa e Botës

Uncategorized | 4 vite më parë

Zhgënjimi është i madh për Sergio Ramos, i cili nuk do të jetë në Botërorin e ardhshëm në Katar për shkak se është i përjashtuar nga skuadra e Spanjës. Pavarësisht hidhërimit, tri ditë pasi trajneri iberik Luis Enrique nuk telefonoi, mbrojtësi 36-vjeçar i Paris Saint-Germain ka dashur të zbulojë disponimin e tij në Instagram.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër – shkruan Sergio Ramos, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2021 – punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe ndjerë veten përsëri, i udhëhequr nga qëllimet dhe ëndrrat që kam. Gjithmonë vendos veten. Për fat mund të them që këtë sezon ndihem sërish si vetvetja dhe më pëlqen futbolli, klubi im dhe një qytet i madh si Parisi”.

“Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që duhej të realizohej. Do të ishte e pesta, por fatkeqësisht do të më duhet ta shikoj nga shtëpia. Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti im, as pasioni im, as këmbëngulja ime, as mundimi dhe përkushtim për të menduar për futbollin 24 orë në ditë”.

“Këto janë ndjenjat e mia dhe doja t’i ndaja me ju. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë, ka kaq shumë sfida dhe objektiva për të arritur. Shihemi së shpejti. Forca Spanja!”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme