Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, IGJEUM: Epiqendra në Fushë-Krujë, magnituda 4 e shkallës Rihter

Dy lëkundje tërmeti kanë goditur vendin tonë ditën e sotme (27 qershor). Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter ka qenë Fushë-Kruja.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 kilometër, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët.
Deri në këto momente nuk është raportuar për dëme. Këto lëkundje, pasojë tërmetin 4.2 të shkallës Rihter që ra tre ditë më parë në Fushë-Krujë dhe u pasua nga një sërë pasgoditjesh në Durrës, Pukë, Mal të Zi, duke shkaktuar panik te qytetarët.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



