Sezoni i mbledhjes së boronicës, në Kukës ka ende stok nga vitet e kaluara

Gazmend Koldashi, prej 20 vitesh merret me grumbullimin e bimëve medicinale nga të gjitha fshatrat e Kukësit, si boronica, aguliçja, trumza e shumë të tjera. Tashmë është sezoni i mbledhjes së boronicave, dhe për shkak të stokut që ka prej vitesh, nuk është i interesuar të grumbullojë më kilogramë të tjerë. Një arsye tjetër është edhe mungesa e tregut.
“Tani po fillon dhe sezoni i boronicës por nuk kemi treg as nga transportuesit e mëdhenj, as nga Evropa”, u shpreh Gazmend Koldashi, grumbullues i bimëve medicinale.
Vetëm boronicë, ka mbi 5 ton të mbetur në stok. Nga Ministria e Bujqësisë kërkon mbështetjen që I nevojitet çdo sipërmarrësi
Kukësi është një ndër qarqet që siguron prodhimin më të madh në vend të bimëve medicinale, të cilat merren kryesisht nga bjeshkët që cilësohen ndër më të pastrat në Evropë.
Sipas informacioneve në qarkun e Kukësit mbi 75 për qind e popullatës në zonat rurale, merren me mbledhjen e bimëve medicinale.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




