Sezoni i punimit të patates në fshatin Shishtavec, i njohur për kultivimin e kësaj kulture

Sociale | 1 vit më parë

Shaban Murati është një fermer nga Shishtaveci, i cili prej vitesh merret me kultivimin e patates, një prej kulturave më karakteristike të zonës.

“Për dy-tri ditë bëhet për prashitje”, u shpreh fermeri.

Procesi i mbjelljes ka disa rregulla specifike që fermerët i zbatojnë.

“Plehërohet toka, plugohet, frezohet dhe bëhet gati për mbjellje”, tha ai.

Ai thekson se patatja përbën bazën kryesore të ekonomisë në këtë zonë, duke pasur parasysh edhe terrenin malor që e favorizon këtë kulturë bujqësore.

“Përveçse patates, blegtorisë nuk bëhet gjë tjetër këtu dhe mesatarisht marr 170 kuintal prodhim”, theksoi Murati.

Për sa i përket tregut, Murati shprehet i kënaqur. Sipas tij, tregtarët vijnë direkt në ara për të marrë prodhimin. Përveç bujqësisë, fshati Shishtavec ka edhe potenciale të shumta turistike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme