Sezoni turistik bashkon operatorët- Pogradec, bashkëpunim me vendet fqinje për më shumë vizitorë

Sociale | 2 vite më parë

Operatorët turistikë në Pogradec ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon kanë kontrata bashkëpunimi me operatorët turistikë grekë të cilët do të sjellin më shumë se 10.000 turistë gjermanë në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka të bëjë me zgjatjen e ditëve të qëndrimit në zonat turistike të juglindjes së vendit.

Gjatë këtyre 5 muajve në Pogradec kanë ardhur dhe kanë qëndruar më shumë se një ditë 18 mijë turistë të huaj. Fshati turistik i Linit mbetet edhe këtë vit nga më të kërkuarit nga turistët, edhe për shkak të Bazilikës që ndodhet në këtë fshat.

Në qarkun e Korçës vetëm brenda 5 muajve të këtij viti kanë qenë afro 100.000 turistë vendas e të huaj, pjesa më e madhe gjermanë, austriakë dhe polakë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme