Sezoni veror e turistët në fokusin e shpërndarësve të drogës, në Shëngjin prangosen tre persona, një francez

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën turistike të Shëngjinit.
Sipas bluve, përmes operacionit policor të koduar “Kamuflimi” u arrestuan dy shqiptarë nga Kosova: Altin G., 21 vjeç dhe Ermal T., 28-vjeç, si dhe një 43-vjeçar francez.
Gjithashtu u shpall në kërkim një tjetër shqiptar i Kosovës 30-vjeçar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.
Gjatë kontrollit fizik, tre të arrestuarve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, ndërsa nga këqyrja e celularëve të sekuestruar u zbuluan komunikimet e tyre për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Grupet kriminale që fokus kanë prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike e fokusojnë aktivitetin e tyre gjatë sezonit të verës në zona bregdetare, aty ku policia ka organizuar dhjetëra operacione për evidentimin e elementëve që merren me këtë aktivitet apo edhe për sekuestrimin e narkotikëve.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




