Shakira dhe Pique, ja çfarë thanë në telefonatën e fundit

Gosip | 4 vite më parë

Mosmarrëveshja mes Piqué dhe Shakirës është e pafund, edhe tani që këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Miami. Në të vërtetë, pikërisht transferimi me kilometra larg Barcelonës ishte objekt i telefonatës së fundit që u bë mes të dyve dhe e zbuluar nga programi spanjoll “Fiesta”.

Siç raporton Mundo Deportivo, ishte një bisedë jo miqësore. Shakira I ka shpjeguar ish-it arsyen e shpërnguljes së saj në Shtetet e Bashkuara, por që nuk e ka bindur Piqué, i zhgënjyer plotësisht. Artistja kolumbiane ka fluturuar në Miami për të qenë pranë babait të saj të sëmurë, e detyruar të merrte trajtime që nuk gjenden në Barcelonë. Megjithatë, ish-mbrojtësi, pavarësisht se e dinte këtë detaj, nuk i ka  pëlqyer vendimi dhe në ditët në vijim ekipi i tij i avokatëve do të takohet me Shakirën për të rregulluar regjimin e vizitave ndaj fëmijëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme