SHBA dhe Izraeli diskutojnë për sulme të mundshme nga Irani: Të përgatitur për çdo skenar

Botë | 3 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant dhe komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjeneral Erik Kurilla, diskutuan të premten përgatitjet për një sulm të mundshëm iranian ndaj Izraelit.

Gallant dhe Kurilla folën për “gatishmërinë për një sulm iranian kundër shtetit të Izraelit, i cili mund të çojë në përshkallëzim rajonal”, sipas një deklarate nga zyra e Gallant.

Pas takimit, Gallant e quajti Kurilla-n “një mik të vërtetë të Izraelit dhe e falënderoi atë për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

“Armiqtë tanë mendojnë se mund të shkëputin Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por e kundërta është e vërtetë – ata po na bashkojnë dhe po forcojnë lidhjet tona. Ne qëndrojmë krah për krah”, shtoi Gallant.

Ministri i Mbrojtjes tha se Izraeli ishte “i përgatitur për të mbrojtur veten në tokë dhe në ajër” dhe do të përgjigjet “në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë”. 

Të dy u takuan në bazën ajrore izraelite Hatzor pranë Ashdod në distriktin jugor të Izraelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme