SHBA do të vendosë raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara do të vendosin raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, duke filluar nga viti 2026. Në një deklaratë të përbashkët të dy vendeve, u tha se vendimi vjen si pjesë e planifikimit për stacionim të qëndrueshëm të këtyre aftësive në të ardhmen.

“Kur të zhvillohen plotësisht, këto njësi konvencionale të zjarrit me rreze të gjatë do të përfshijnë SM-6, Tomahawk dhe armët hipersonike zhvillimore, të cilat kanë rreze veprimi dukshëm më të gjatë se zjarret aktuale me bazë tokësore në Evropë. Ushtrimi i këtyre aftësive të avancuara do të demonstrojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendimi vjen ndërsa presidenti Joe Biden ka kërkuar të sigurojë aleatët e NATO-s për angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës, në fjalën e tij në 75 vjetorin e partneritetit strategjik. Biden e quajti NATO-n “aleancën e vetme më të madhe dhe më efektive të mbrojtjes në historinë e botë.”/ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme