SHBA e shpall grupin “Palestine Action” si organizatë terroriste

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj grupit Palestine Action, duke e shpallur atë si Terrorist Global të Emëruar Specialisht (Specially Designated Global Terrorist), sipas një njoftimi të publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit.
Britania e Madhe e kishte ndaluar më parë Palestine Action si organizatë terroriste.
“Palestine Action” kishte synuar gjithnjë e më shumë kompani mbrojtjeje të lidhura me Izraelin në Britani, me fokus të veçantë tek firma më e madhe e mbrojtjes së Izraelit, Elbit Systems.
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të shqyrtojë një ankim kundër vendimit të një gjykate të shkallës së ulët, i cili vlerësoi si të ligjshëm vendimin e Britanisë për të ndaluar grupin e fushatës “Palestine Action” si organizatë terroriste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




