SHBA këmbëngul se qëllimet e luftës pothuajse janë përmbushur, Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk kemi ndërmend të negociojmë

Botë | 7 muaj më parë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një intervistë televizive se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prej disa ditësh të dërgojnë mesazhe përmes ndërmjetësve të ndryshëm, por kjo nuk përbën dialog apo negociata.

Sipas tij, fakti që mesazhet janë përcjellë përmes vendeve mike dhe se Irani ka reaguar duke shpallur pozicionet e veta e duke lëshuar paralajmërime, nuk mund të konsiderohet si proces negociues. “Politika jonë tani për tani është të mbrojmë. Nuk kemi ndërmend të negociojmë,” u shpreh Araghchi.

Ai shtoi se kjo është “lufta e Izraelit” dhe se pasojat po i paguajnë njerëzit e rajonit, por edhe qytetarët amerikanë.

Deklaratat e ministrit iranian vijnë në një kohë kur Shtëpia e Bardhë këmbëngul se objektivat e saj në konfliktin me Iranin janë pothuajse të përmbushura, duke e thelluar kontrastin mes dy palëve mbi perspektivën e paqes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme