SHBA – Kongresi miraton buxhetin federal

Botë | 6 vite më parë

Kongresi i SHBA miratoi një projektligj për ndihmën kundër koronavirusit me vlerë më shumë se 900 miliardë dollarë, në një lëvizje të shumëpritur që do të sjellë një farë lehtësimi për njerëzit e goditur rëndë nga pandemia.

Paketa e re e ndihmës do të rrisë përkohësisht përfitimet javore të papunësisë dhe do t’u japë shumë punëtorëve një kontroll të vetëm stimulues prej 600 dollarësh, i cili mund të dalë përpara fundit të vitit.

Gjithashtu, rreth 275 miliardë dollarë do të ndahen për kredi të falshme për bizneset e vogla, të tilla si restorantet, të cilat po goditen rëndë.

Senati e kaloi këtë projektligj pak para mesnatës.

Presidenti Donald Trump duhet tani ta nënshkruajë.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell shkroi në Twitter se “Senati sapo kaloi një tjetër paketë kryesore bipartizane antiCovid-19. Populli amerikan mund të jetë i sigurt se më shumë ndihmë është në rrugë e sipër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme