SHBA lëshon alarmin për “rrezik terrorizmi” për turistët amerikanë në Itali

Europë | 1 vit më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë se nëse udhëtojnë në Itali në prag të sezonit më të ngarkuar turistik, rrezikojnë të jenë viktimë e sulmeve terroriste.

Një paralajmërim për “rrezikun e terrorizmit” u bë publike në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

“Ekziston -thuhet në të – një rrezik dhune terroriste, duke përfshirë sulme dhe aktivitete të tjera terroriste në Itali”. Terroristët, shpjegon qeveria amerikane, “mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim”.

Sipas njoftimit thuhet se shënjestrat e sulmeve mund të jenë praktikisht të gjitha: vendet turistike, qendrat tregtare, stacionet, ndërtesat qeveritare italiane, vendet e kultit, parqet, ngjarjet sportive dhe kulturore, shkollat, aeroportet dhe zonat publike.

Ndër rekomandimet është edhe ai i “përgatitjes së një plani emergjence për situata kritike”.

Mediat italiane raportojnë se paralajmërimi vjen në prag të sezonit më të ngarkuar turistik, i cili po përjeton një krizë serioze në Shtetet e Bashkuara, ku mbërritjet në mars nga jashtë vendit ranë me më shumë se 11% – veçanërisht nga vendet më të prekura nga tarifat e Trump – ndërsa Italia dhe Franca vazhdojnë të jenë destinacionet e preferuara për amerikanët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme