SHBA mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas sulmeve ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin siguroi homologun e tij izraelit Yoav Gallant gjatë një bisede telefonike, për mbështetjen e SHBA për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, pas sulmit hakmarrës të Izraelit kundër Iranit mëngjesin e së shtunës.
“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”, bëhet e ditur në një deklaratë të Pentagonit.
Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për të marrë informacione të reja rreth sulmeve të Izraelit në Iran.
Austin tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur personelin amerikan, Izraelin dhe partnerët në të gjithë rajonin kundër Iranit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se SHBA-ja ishte e vendosur të parandalonte çdo aktor që mund të shfrytëzonte tensionet ose zgjeronte konfliktin në rajon.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




