SHBA, paketë e re ushtarake për Ukrainën – 1 miliard dollarë ndihma në dronë dhe municione për sistemet HIMARS

Botë | 2 vite më parë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gati një miliard dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. “Kjo paketë përfshin gjithashtu mbështetje për programet e mirëmbajtjes dhe riparimit për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë forcat e saj dhe të ndërtojë dhe mbajë fuqinë luftarake”, tha departamenti.

Paketa e re që vjen vetëm pak kohë para marrjes së pushtetit nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, do të përfshijë më shumë dronë dhe municione për sistemet HIMARS që SHBA i ka ofruar Kievit më herët.  Ndërsa mandati i presidentit të SHBA-së, Joe Biden po i afrohet fundit, shqetësimet po rriten në Ukrainë për ndryshime të mundshme në politikën e SHBA.

Presidenti i sapozgjedhur republikan Donald Trump do të marrë detyrën më 20 janar dhe ekziston frika se ai mund të reduktojë në mënyrë drastike ndihmën ushtarake për Ukrainën, gjë që mund të minojë rezistencën e Kievit kundër Rusisë. Në javët e fundit të presidencës së Biden, SHBA-ja po punon për të shpërndarë të gjitha fondet e miratuara nga Kongresi në Ukrainë.

Nën udhëheqjen e Biden, SHBA-ja ka qenë furnizuesja më e madhe e armëve për Ukrainën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi në një fjalim në Kaliforni se qeveria aktuale kishte zgjedhur të qëndronte e vendosur kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe të mos i nënshtrohej atij në luftën e tij. “Administrata e ardhshme duhet të bëjë zgjedhjen e saj”, shtoi Austin.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme