SHBA, paketë ndihme prej 1.7 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të mbështesin Ukrainën me dy paketa të reja të ndihmës ushtarake, në vlerë rreth 1.7 miliard dollarë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shpjegoi se paketa presidenciale, në vlerë rreth 200 milionë dollarë, do të përfshijë interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për HIMARS, si dhe predha mortaje dhe artilerie, si dhe raketa Javelin dhe antitanke.

Ai vuri në dukje gjithashtu se DASH do t’i ofrojë 1.5 miliard dollarë për Ukrainën përmes fondeve të iniciativës për asistencë të sigurisë.

Këto resurse do ta “përforcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës” përmes armëve antitanke dhe me rreze të gjata veprimi, tha ai.

Njoftimi i Kirbyt vjen disa orë pasi Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone, thanë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët rajonalë.

Prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht dhe sistematikisht i ka goditur objektet infrastrukturore dhe civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme.

Si përgjigje, Ukraina ka filluar t’i godasë objektet e rafinerisë së naftës dhe infrastrukturën energjetike brenda Rusisë, të cilat kryesisht punojnë për ushtrinë ruse.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme