SHBA-të do të lejojnë hyrjen në vend të Republikës Demokratike të Kongos, pavarësisht Ebola-s

Një tjetër çështje para Botërorit 2026, që nis më 11 qershor në SHBA, Meksikë dhe Kanada, është ajo e virusit të Ebola-s, që ka vendet e Afrikës.
Së fundi është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejojnë hyrjen në vend të kombëtares së futbollit të Republikës Demokratike të Kongos, pavarësisht virusit të Ebola-s. Lajmi është konfirmuar nga një funksionar i lartë amerikan. Sigurisht, do të merren të gjitha masat për të parandaluar çdo rrezik.
Në anën tjetër, pritet që të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e Iranit. Zyrtarët e lartë të vendit aziatik janë besimplotë për nisjen e kombëtares së futbollit drejt SHBA-ve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




