SHBA Verilindore nën shtresën e trashë të borës

Një stuhi e madhe bore në verilindje të Shteteve të Bashkuara mbuloi pjesë të Nju Jorkut me një mbulesë bore prej më shumë se një metër, dhe lartësia e borës theu disa rekorde edhe në Pensilvani dhe Massachusetts dhe u shkaktoi telashe punëtorëve që pastrojnë rrugët.
Stuhia e borës zgjati për gati 24 orë dhe retë u shpërndanë ngadalë gjatë gjithë ditës së enjte.
Nju Jorku u gjend nën një shtresë më të trashë bore të enjten në mëngjes dhe në disa zona në shtetin verior ra më shumë se një metër dëborë.
Sidoqoftë, shumica e qyteteve nuk kishin më shumë se dhjetë deri në njëzet centimetra trashësi bore.
Të paktën gjashtë vetë kanë humbur jetën, shumica në aksidente trafiku, shkruajnë mediat amerikane.
“Nëse nuk keni nevojë të dilni në rrugë, ju lutemi mos udhëtoni”, tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.
Ai tha se kishte më shumë se 9,000 ndërprerje të energjisë dhe rreth 600 aksidente.
Autoritetet thanë se stuhia nuk shkaktoi probleme në shpërndarjen e vaksinës antiCOVID-19, e cila filloi gjatë fundjavës.
Në shumicën e zonave në Pensilvaninë perëndimore dhe qendrore, ra rreth një metër borë. Për shkak të kushteve të vështira të vozitjes, kishte përplasje si në New Hampshire ashtu edhe në Connecticut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




