Shehaj: 14 deputetë kërkesë për mocion për heqjen e mandatit të Xhaçkës! Nikolla: Nesër ministrja në mbledhjen e Këshillit

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka deklaruar se 14 deputetë demokratë kanë hartuar një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka. Shehaj ka kërkuar informacion nga kryetarja e Këshilli për Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin se ku do të zhvillohet mbledhja e këshillit për shqyrtimin e mocionit.
“Unë dhe 14 deputetë kemi bërë një kërkesë për mocion për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ju keni vendosur të thërrisni nesër mbledhjen e Këshillit. Por nuk keni caktuar për mocionin tonë asnjë datë. Sipas rregullores, mbi vendimin e Gjykatën Kushtetuese, çështja duhet dërguar në Gjykatën Kushtetuese duke pasur parasysh që shkojmë drejt fundit të sezonit. Ku keni ndërmend të thërrisni mbledhjen e Këshillit për të diskutuar dhe shqyrtuar kërkesën?”, tha Shehaj.
Nga ana e saj, Nikolla ka deklaruar se në mbledhjen e 8 korrikut të Këshillit, do të jetë e ftuar dhe deputetja e ministrja Olta Xhaçka, ku do të diskutohet gjithashtu dhe kërkesa për mocion. “Nesën kemi një mbledhje ku është e ftuar Olta Xhaçka. Do jetë organi ku do diskutohet çështja dhe do merrni njoftim”, tha Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




