Shën Tereza në libra e pulla, ekspozitë e studiuesit Hysen Dizdari në Elbasan

Sociale | 2 vite më parë

Nga koleksionin e tij privat, Studiuesi Hysen Dizdari risolli në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, pulla që datojnë nga viti 1992-deri në vitin  2023, të ndërlidhura ato edhe me botime të ndryshme rreth figurës së shenjtërores.

“Kemi hapur një ekspozitë me librat e Nënë Terezës që në total janë mbi 70 libra që i kushtohen asaj, me autor shqiptar dhe te huaj”, u shpreh studiuesi Hysen Dizdari.

Nënë Tereza është një figurë e cila i tejkalon kufijtë. Në një kohë kur globi vijon të jetë i trazuar, figura si ajo e shenjtores  janë mesazh i harmonisë dhe i paqes se përbotshme.

Qytetarë të grup moshave të ndryshme, mes tyre edhe nxënës të arsimit bazë shfaqën interes të vizitonin ekspozitën e humanistes me origjine shqiptare.

Gazetar: Mirash Marashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme