Shëngjini i preferuar për detin, rërën e imët, pastërtinë dhe çmimet

Sociale | 2 vite më parë

Kaltërsia e detit, hapësirat publike dhe qetësia mbeten përherë joshëse për pushuesit e një prej plazheve më të mëdha të vendit, siç është ai i Shëngjinit.

Beteja e pak ditëve më parë me zjarrin është fituar ndërsa pushuesit e ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme po shijojnë freskinë e Adriatikut në këto ditë temperaturash të larta.

Pastërtia dhe çmimet e arsyeshme janë ndër aspektet kryesore që vlerësojnë ata këtë vit.

Shëngjini frekuentohet masivisht edhe këtë vit nga pushuesit familjarë.

Fëmijët janë ata që gjejnë mënyrat për t’u zbavitur në lojërat e rërës duke vënë në jetë kreativitetin e tyre.

“Më pëlqen se ka alegri. Më pëlqen të rri me familjen dhe të shijoj rrezet e diellit,” thotë një plazhiste e re.

Shëngjini me një vijë bregdetare të admirueshme vijon të jetë një plazh i preferuar për qindra mijëra pushues që e zgjedhin atë çdo vit.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme