Shërbimi shëndetësor: Prezantohet një studim për matjen e nivelit të kënaqshmërisë së pacientëve

Sociale | 4 vite më parë

Për herë të parë në sistemin shëndetësor shqiptar prezantohet një studim për matjen e nivelit të kënaqshmërisë së pacientëve në kujdesin shëndetësor parësor. 

Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirli.

Sipas të anketuarve 95 përqind e të anketuarve janë të kënaqur nga ky shërbim.

“Çdo përpjekje dhe punë e përditshme e strukturave të shëndetësisë për përmirësimin e infrastrukturës, për forcimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e aksesit në shërbime ka në fokus garantimin e kujdesit cilësor për qytetarët, duke nisur nga porta e parë e ofrimit të shërbimit shëndetësor” shkruan zonja Manastirli. 

Ministrja njofton gjithashtu se mbi 57 mijë urgjenca janë pritur nga Janari 2022 nga ekipi i Urgjencës së Spitali Universitar i Traumës, “me një përgjigje të jashtëzakonshme në kohë dhe me cilësi”.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme