Shfaqja e karkalecit maroken në Belsh e Divjakë, Denaj: Ka filluar dezinfektimi

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, pas referimit të rasteve për shfaqjen e karkalecit maroken e italian në zonën e Belshit e Divjakës, ka bërë me dije se ka filluar dezinfektimi për të mbajtur situatën nën kontroll.

Denaj deklaroi më tej se Ministria e Bujqësisë po punon për të siguruar asgjësimin e parazitëve duke siguruar kështu prodhim të shëndetshëm dhe mbështetur të gjithë fermerët për të gjetur zgjidhje efektive dhe afatgjatë për të mbjellat.

“Referuar rasteve të shfaqjes së karkalecit maroken dhe italian në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore në zonën e Belshit dhe Divjakës, për të marrë masat në kohë, ka filluar dezinfektimi për të mbajtur situatën nën kontroll dhe ndalur përhapjen e mëtejshme të parazitëve.

Preparatet nuk ndikojnë në vezët e insekteve, prandaj ndërhyrja më efektive është periudha e shfaqjes së fazës së katërt të larvave, pasi në këtë fazë ka përfunduar çelja e gjithës breznisë së dëmtuesit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për të siguruar asgjësimin e parazitëve duke siguruar kështu prodhim të shëndetshëm dhe mbështetur të gjithë fermerët për të gjetur zgjidhje efektive dhe afatgjatë për të mbjellat”, shkruan Denaj në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme