Shigeru Ishiba kryeministri i ri i Japonisë

Botë | 2 vite më parë

Ish-ministri i Mbrojtjes i Japonisë, veterani politik Shigeru Ishiba, ka pasuar Fumio Kishida si kryeministër i vendit.

Siç pritej, 67-vjeçari Ishiba u zgjodh nga shumica e Partisë së tij Liberal-demokrate (LDP) në pushtet dhe partnerit të saj të vogël të koalicionit, Komeito, në të dy dhomat e parlamentit.

Ishiba emëroi një tjetër ish-ministër të Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, si ministër të Jashtëm dhe emëroi gjeneralin Nakatani në postin e ministrit të Mbrojtjes, një post të cilin e ka mbajtur edhe më parë.

LDP ka qeverisur Japoninë pothuajse vazhdimisht për dekada.

Ishiba është zotuar të rinovojë qeverinë e mbushur me skandale.

Japonia mban zgjedhjet e përgjithshme më 27 tetor, kur LDP do të përballet me një opozitë të fragmentuar dhe të dobët, e cila ka kritikuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ishiba përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe të politikës së jashtme.

Këto përfshijnë fuqinë në rritje të Kinës në rajon dhe kërcënimin e paraqitur nga programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut.

Në përgjigje të tensioneve në rritje midis Kinës dhe Tajvanit, Ishiba po shqyrton krijimin e një aleance të re sigurie në Azi sipas linjave të NATO-s.

Ai ka sugjeruar shkrirjen e kornizave ekzistuese mbrojtëse siç janë aleancat përkatëse të sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Ishiba ishte ministër i Mbrojtjes nga viti 2007 deri në 2008 dhe më vonë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, si dhe ministër për Rigjallërimin e Zonave Rurale.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme