Shiroka, një “poezi” e natyrës – Peizazhi i ujit të liqenit ndërthuret bukur me malin e Taraboshit

Afërsia me qytetin e bën pikën turistike të Shirokës tepër të preferuar për shkodranët që në nisje të ditës. Liqeni i ndërthurur me malin i japin një bukuri të jashtëzakonshme asaj.
Pika liqenore e Shirokës është një nga më të bukurat e vendit tonë. Ajo frekuentohet masivisht nga shkodranët që në mëngjes herët. Një pjesë e tyre mbërrijnë me biçikletë ndërsa të tjerë me makinë ose në këmbë. Peizazhi magjepsës i ujit të liqenit ndërthuret bukur me malin e Taraboshit duke bërë që natyra të krijojë “poezinë” e saj.
Klima kurative e Shirokës, me ajrin e pastër përbën arsyen kryesore të vendasve që vijnë këtu. Ndjesitë e tyre janë të përziera me nostalgjinë e viteve të hershme që i sjell ndërmend kohën e rinisë.
Qytetarët shprehet për mikrofonin e RTSH-së se “Shiroka është kryevepra dhe peizazhi më i bukur i këtyre vendeve”.
“Me ajër dhe pejzash i ka të gjitha Shiroka”, shprehet një tjetër qytetare.
Vizitorët shprehen se për shkak të rregullimit të infrastrukturës është shumë më e lehtë për të ardhur dhe e gjithë zona është bërë tashmë më e bukur.
Kohët e fundit, rritja e numrit të turistëve ka ndikuar në shtimin e interesit të të huajve për këtë pikë.
Kur i pyet shkodranët nëse ndihen “xhelozë” që Shiroka nuk përbën më zonën ekskluzive të tyren, ata përgjigjen kështu…
“Nuk jepi aspak xheloz sepse Shiroka ka vend për të gjithë. Kushdo që të vij, mirë se të na vijë” u shpreh vizitori.
“Shumë mirë që vijnë vizitorët e huaj sepse e reklamojnë dhe në vendet e tyre bukurinë e Shirokës.”
Për shkak të afërsisë gjeografike me qytetin, Shiroka nuk është vetëm një destinacion fundjave por i çdo kohe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




