Shkëndija rigjen uellsianët e The New Saints FC në Champions

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin e parë të Champions League pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të përballen me kampionët e Uellsit, The New Saints FC (TNS), një skuadër që e ka takuar dhe në të kaluarën në këtë kompeticion.
Pikërisht në vitin 2018, skuadra tetovare u përball me TNS në raundin e parë të Champions League. Në ndeshjen e parë në shkup u arrit një fitore bindse, 5-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit u mundën 4-0, por kuqezinjtë u kualifikuan për të arritur më pas deri në “play-off” të Europa League.
Pas shtatë vitesh historia përsëritet, ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik në Uells, ndërsa e kthimit një javë më pas në Shkup.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



