Shkodër, aksident i rëndë në Lagjen “Liria”, humb jetën 78-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës. Një mjet i rëndë ka përplasur për vdekje një të moshuar, duke shënuar një tjetër viktimë në rrugët e vendit.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Një automjet tip kamion, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale A. P., ka goditur këmbësorin H. B., 78 vjeç.
Pavarësisht ndihmës së parë, goditja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor.
Shtetasi A. P., drejtuesi i kamionit, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për t’u marrë në pyetje dhe për kryerjen e procedurave ligjore.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë në terren për të skicuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e plota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




