Shkodër/ E reja dhunohet nga 2 persona, policia në kërkim të autorëve

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije” në Shkodër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme (9 gusht), ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë, dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me inicialet O. N. dhe e kanë dhunuar.
E reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




