Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin përshtatur dy banesa për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke bërë të mundur arrestimin e A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.
Sipas policisë, dy shtetasit ishin shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte nxjerrë urdhër për ndalimin e tyre.
Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Nga hetimet rezulton se, në muajin janar 2026, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”, dy të arrestuarit, së bashku me persona të tjerë, kishin përshtatur dy ambiente banimi në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur llamba.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



