“Shkodra Jazz Festival” vijon koncertet/Kuarteti Barbullushi në teatrin “Migjeni”, festivali dimension i lirisë artistike

Kulturë | 2 muaj më parë

Koncertet e edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival” vijuan në Teatrin “Migjeni”, ku këtë herë në skenë u ngjit kuarteti i artistit Kejdi Barbullushi.

Mbrëmja solli për publikun shkodran ritmet e jazz-it dhe interpretimet e muzikantëve, në kuadër të programit që festivali po zhvillon në hapësira të ndryshme të qytetit.

Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, thotë se një prej mesazheve kryesore të “Shkodra Jazz Festival” është dimensioni i lirisë artistike dhe hapësira që kjo muzikë krijon për artistët.

“Një nga qëllimet tona është gjithmonë të vlerësojmë dhe t’u japim hapësirë sa më shumë muzikantëve shkodranë. Jo vetëm atyre që jetojnë në Shkodër ose në Shqipëri, por edhe atyre që janë përtej kufijve, sepse rikthimi i tyre në qytet, ridhënia e kontributit dhe e përvojës së tyre ka shumë rëndësi edhe për qytetin. Mesazhi është shumë i thjeshtë: liria e një artisti mbërrin në kulmin e saj kur luan muzikë xhaz, sepse ajo është një improvizim i vazhdueshëm. Ne shpresojmë që edhe në jetën e të gjithëve të ketë sa më shumë liri dhe sa më shumë mundësi për t’u shprehur”, u shpreh Florian jakaj, Drejtor Artistik.

“Ndihem mjaft mirë që jam pjesë e këtij kuarteti dhe që bashkëpunoj me një artiste të talentuar si Kejti. Në Shqipëri po kaloj mirë dhe kam njohur njerëz fantastikë”, tha Matheus Jardim, perkursion.

“Ndihem mjaft mirë që jam pjesë e këtij kuarteti dhe që bashkëpunoj me një artist të talentuar si Kejdi. Në Shqipëri po kaloj mirë dhe kam njohur njerëz fantastikë.”

“Shkodra Jazz Festival” do të vijojë edhe përgjatë javës me koncerte të tjera, duke sjellë artistë dhe tinguj jazz-i për publikun shkodran.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme