Shkodra jep startin e boksit të femrave

Në Shkodër është zhvilluar kampionati kombëtar i boksit për moshat deri në 16 e 18 vjeç. Por në të njëjtën kohë dhe Kupa e Shqipërisë, ndërsa “dorezat” në vend kanë ulur siparin e aktiviteteve kombëtare për vitin 2022. Ajo që pati më tepër rëndësi ishte ndeshja e parë e boksit për femra mes Arba Kuçit të Vllaznisë dhe Marsela Shimajt të Flamurtarit në peshën deri në 51 kilogram. Një ndeshje historike fituar nga Kuçi. Jetmir Kuçi, trajneri i Vllaznisë në boks, do të tregonte për RTSH Sport.
“Hapat e para janë, nuk është se nuk ka boksiere në Shqipëri, ka. Hapi i parë nis me kampionatin që zhvillohet në Shkodër”, ka deklaruar trajneri Kuçi.
I kënaqur për këtë zhvillim të boksit për femra është dhe presidenti i Federatës Shqiptare të sportit të dorezave, Florend Kalivopulli.
“Menduam të startojmë me një ndeshje dhe shpresojmë që në aktivitetet e ardhshme kjo risi të jetë më e madhe, më e plotë dhe të kemi pjesëmarrje nga të gjithë ekipet e Shqipërisë”.
Shkodra, kështu merr autorësinë e ndeshjes së parë të kampionatit Kombëtar të boksit për femra, duke u futur në histori edhe për këtë lloj sporti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




